Flash News


E-TJERA

Gjykata e Lezhës liron bashkëshortin e Elda Hotit

Gjykata e Lezhës liron bashkëshortin e Elda Hotit

Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë, duke vendosur masën “detyrim paraqitjeje” për Ladi Ndoja, bashkëshortin e deputetes së PD Elda Hoti.

Ndoja dhe Amarildo Jushi u arrestuan një ditë para zgjedhjeve të akuzuar për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Këta shtetas me dy automjetet e tyre i bllokuan rrugën automjetit që drejtohej nga shtetasi Renuar Kola, 46 vjeç, drejtor i arsimit (drejtues automjeti), dhe A. D. (pasagjer), të dy banues në Rrëshen, me pretendimin se po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave.

 

Të fundit