Flash News

E-TJERA

Gjykata e Lezhës vendos "arrest me burg" për dy shokët e Aldi Ramës

Gjykata e Lezhës vendos "arrest me burg" për dy shokët

Gjykata e Lezhës ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy shokët e Aldi Ramës, Armando Markun dhe Kristjan Sherrin.

Këta dy të fundit ishin me 21-vjeçarin në makinë, ditën kur  mbeti i vrarë nënkomisari i Lezhës Saimri Hoxha. 

Prokurori Ylli Pjetërnikaj kërkoi nga gjykata që t'i linte në burg dy të rinjtë. Ata deklaruan në polici se nuk kishin lidhje me parcelat e kanabisit, por kishin shkuar në zonën ku ndodhi vrasja për të pirë një cigare hashash.

Kujtojmë se ndryshe nga Marku dhe Sherri, Aldi Rama nuk iu dorëzua policisë, por qëlloi duke lënë të pajetë efektivin. Më pas, ai vrau dhe veten.

Të fundit