Flash News

E-TJERA

Gjykata e Posaçme merr në dorë çështjen e Mediut, gazetarja zbardh detajet: Do gjykohet i vetëm

Gjykata e Posaçme merr në dorë çështjen e Mediut,

Gjykata e Lartë ka shpallur moskompetencë për rihapjen e çështjes ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe e kalon çështjen në kompetencë të GJKKO.

Kështu, Gjykata e Posaçme merr në dorë çështjen e ish-ministrit e Mbrojtjes, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa mbi 250 të tjerë u plagosën.

Gazetarja e ‘news 24’, Klodiana Lala ka zbardhur detaje se çfarë pritet të ndodhë pas këtij vendimi.  

Sipas Lalës, nëse GJKKO do të pranojë kërkesën e SPAK, Fatmir Mediu do të gjykohet i vetëm dhe jo me të pandehurit e tjerë që janë dënuar nga drejtësia shqiptare, pavarësisht diskutimeve ë ka pasur lidhure me vitet e dënimit që kanë marrë.

Për momentin Gjykata e Lartë pritet ta kthejë pas këtë dosje, dhe pas shortit në Gjykatën e Posaçme kjo e fundit do të vendos se cili do të jetë fati i Fatmir Mediut. Por sa kohë do të duhet të shqyrtuar këtë dosje? Pasi të arsyetohet vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, dosja rikthehet pas brenda një afati 1 mujor në Gjykatën e Posaçme dhe brenda një afati 10 ditor shortohet nga ana e kryetarit të gjykatës dhe përcaktohet gjyqtari që do të vendosa për shqyrtimin e çështjes.

 Gjykata e Posaçme mund të pranojë kërkesën e SPAK për rigjykim të Mediut, por në kushtet e rrethanat e reja, ka edhe një opsion tjetër që dosja mund t’i kthehet GJKKO për hetime të mëtejshme dhe basë për të hetuar dhe zyrtare dh ish-zyrtarë që mund të kenë qenë të përfshirë apo jo direkt apo indirekt në tragjedinë e Gërdecit.

 

 

Të fundit