Flash News

E-TJERA

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurisë për gjyqtaren Mimoza Margjeka

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurisë për gjyqtaren

Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për gjyqtaren Mimoza Margjeka nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje.

Margjeka akuzohet për korrupsion për lehtësimin e masës së sigurisë për një të akuzuar.

Më herët, Gjykata vendosi arrest shtëpie për Margjekën dhe për bashkëshortin e saj arrest me burg.

Margjeka e konsideroi vendimin e gjykatës si politik duke argumentuar se po hakmerren ndaj saj për shkak se refuzoi mandatin ish-kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit të 2019.

Të fundit