Flash News

E-TJERA

Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK-ut, pushon hetimin për fshehje pasurie ndaj Adriatik Lallës

Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK-ut, pushon hetimin

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka pranuar kërkesën e SPAK-ut dhe ka pushuar hetimet ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për fshehje të ardhurash.

Kërkesa e SPAK-ut është dorëzuar në gjykatë pak ditë më pare me argumentin se Llalla është gjykuar njëherë për këtë vepër penale.

Hetimet ndaj Llallës filluan në mars të vitit 2018 për katër vepra penale, fshehje pasurie, mosdeklarim i të ardhurave në kufi, shpërdorim detyre dhe pastrim parash, por në fund tre akuza u rrëzuan dhe mbeti në fuqi vetëm ajo për fshehje pasurie.

Adriatik Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar. Ai u zëvendësua nga ish-Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

 

Të fundit