Flash News

E-TJERA

Gjykata e Posaçme shtyn seancën për inceneratorin e Tiranës, mungon prokurori i SPAK

Gjykata e Posaçme shtyn seancën për inceneratorin e

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën e planifikuar për shqyrtimin në themel të çështjes së inceneratorit të Tiranës, e cila ishte parashikuar të mbahej sot. Arsyeja e shtyrjes ishte mungesa e prokurorit të SPAK, Dritan Prençi, i cili ndodhet jashtë vendit për angazhime zyrtare.

Seanca e radhës është vendosur të zhvillohet më 31 janar.

Për këtë dosje janë marrë të pandehur 12 persona, ku tre prej tyre – Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi – kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Ndërkohë, të pandehurit e tjerë, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe disa ish-zyrtarë të tjerë si Erjon Murataj, Bledar Karoli, dhe Taulant Tusha, do të vazhdojnë me procedurat e zakonshme.

Lefter Koka është figura më e lartë që po përballet me drejtësinë për këtë çështje. Ai është dënuar më parë për inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit. Ndërsa çështja për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, është ndarë dhe po trajtohet veçmas.

Nga ana tjetër, dy biznesmenët e përfshirë, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, mbeten ende në kërkim.

Opozita ka akuzuar SPAK për mungesë thellësie në hetime, duke pretenduar se nuk janë përfshirë persona të tjerë me ndikim të lartë si kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, dhe kryeministri Edi Rama.

Të fundit