Flash News

E-TJERA

Gjykata e Posaçme shtyn vendimin për dosjen “5D”, pritet të merret më 14 shkurt

Gjykata e Posaçme shtyn vendimin për dosjen “5D”, pritet

Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtyjë për më 14 shkurt, ora 12:00, dhënien e vendimit për seancën paraprake lidhur me dosjen e bujshme “5D”. Në këtë seancë do të vendoset nëse çështja do të kalojë apo jo për gjykim.

Të pandehurit në këtë dosje, ish-drejtorët e Bashkisë Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato, kanë kërkuar që të gjykohen me procedurë të shkurtuar, një kërkesë që e kanë bërë edhe Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muahmetllari.

Akuzat e SPAK për ish-zyrtarët dhe biznesmenët

Më 2 korrik 2024, SPAK u komunikoi akuzat për “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes iu komunikua akuza për “shkelje të barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në mars 2024, në kuadër të hetimeve për këtë dosje.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Mollën, Tushen dhe Qaton, ndërsa pesë persona të tjerë ndodhen në masën “detyrim paraqitje”: Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere.

Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila ka përfituar tendera pranë bashkisë nën emrat “Igor Electric” dhe “Vas Construction”. Hetimet zbuluan se kompania ka qenë fituese e 11 procedurave të tenderimit gjatë periudhës 2016-2022.

Vendimi i Gjykatës për këtë çështje pritet të sjellë zhvillime të reja në betejën kundër korrupsionit në institucionet publike.

Të fundit