Flash News

E-TJERA

Gjykata e Posaçme vazhdon arrestin me burg për ish-zyrtarin e burgut të Vlorës

Gjykata e Posaçme vazhdon arrestin me burg për ish-zyrtarin e burgut

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të vazhdojë masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-zyrtarin e burgut të Vlorës, Zambak Gjoni.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesës së Gjonit për të dhënë informacion lidhur me hetimet që po zhvillohen për çështjen e tij.

Gjoni akuzohet nga SPAK për hakerimin e emaileve të prokurorëve të SPAK-ut, përfshirë tentativën për të ndërhyrë në llogarinë e drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani.

Ai dyshohet se, së bashku me Arnold Rrokajn, ka marrë informacion nga emailet e disa prokurorëve, pa mundur të depërtojë në dosjet hetimore.

Sulmi kibernetik ka ndodhur më 12 mars, ndërsa dyshimet janë se dokumentet e marra janë shpërndarë më pas tek individë të tjerë.

Gjoni dhe Rrokaj u arrestuan brenda 24 orësh pas ngjarjes.

Të fundit