Flash News

E-TJERA

Gjykata e Posaçme vendos ‘arrest me burg’ për Alqi Bllakon

Gjykata e Posaçme vendos ‘arrest me burg’ për Alqi

Gjykata Speciale ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ish-deputetin socialist Alqi Bllako.

Ky vendim i Gjykatës Speciale i kaloi për ekzekutim prokurorit të SPAK.

Bllako akuzohet për shpërdorim detyre gjatë kohës që mbante postin e këshilltarit në Ministrinë e Mjedisit, ndërsa mesditën e sotme është shoqëruar në polici.

Ai është përfshirë në aferën për inceneratorin e Fierit dhe akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Bllako dha dorëheqjen nga mandati i deputetit socialist, duke i lënë vendin prangave të SPAK. Përmes një letre dërguar Kuvendit, Bllako ka nënvizuar se mandatin e ka dorëzuar me vullnet të plotë dhe me bindjen se në përfundim të procesit gjyqësor do të dëshmojë pafajësinë për akuzat e ngritura.

Të fundit