Flash News

E-TJERA

Gjykata e Romës vendosi kthimin në Itali, mbërrin në Shëngjin anija për emigrantët e Gjadrit

Gjykata e Romës vendosi kthimin në Itali, mbërrin në

Një anije e rojes bregdetare italiane ka mbërritur sot në Portin e Shëngjinit për të marrë 12 emigrantë që ndodheshin të strehuar në qendrën e Gjadrit prej disa ditësh.

Pas një vendimi të Gjykatës së Romës, të 12 emigrantët nga Egjipti dhe Bangladeshi do të zhvendosen në Itali, me shumë gjasa në qytetin e Barit, ku do të vendosen përkohësisht në një qendër pritjeje deri në përfundimin e procedurave të tyre.

Nga qendra e Gjadrit deri në Portin e Shëngjinit, emigrantët do të transportohen me një autobus nën masa të rrepta sigurie, të ngjashme me ato që u zbatuan gjatë transferimit të tyre në qendrën e akomodimit tre ditë më parë.

Të fundit