Flash News

E-TJERA

Gjykata e Shkodrës pranon ekstradimin e Igor Kokunov në Rusi

Gjykata e Shkodrës pranon ekstradimin e Igor Kokunov në Rusi

Gjykata e Shkodrës i ka hapur rrugë ekstradimit të shtetasit rus, Igor Kokunov, që kërkohet nga Interpoli.

Trupa gjykuese vendosi të pranojë kërkesën e shtetit rus për ekstradim. Kokunov akuzohet për veprën penale të marrjes së detyrave në hierarkinë e lartë të strukturave kriminale në Rusi.

Mbrojtja deklaroi se shkresa për ekstradim është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo ministri i Drejtësisë së Rusisë dhe kjo bie ndesh me Konventën Ndërkombëtare.

Igor Kokunov, i njohur gjithashtu me nofkën “Vasya Bandit”, u arratis më 22 shkurt të vitit 2022 nga “arresti shtëpiak” në pritje të gjykimit. Ai akuzohet për vepra të rënda që parashikojnë dënim mbi 15 vite burgim.

Kokunov akuzohet për krime të tilla si rrëmbimi, zhvatja, grabitja, mashtrimi dhe organizimi i biznesit të paligjshëm.

Të fundit