Flash News

E-TJERA

Gjykata e Strasburgut gjobit Shqipërinë, shkak vonesat në gjykimin e çështjeve

Gjykata e Strasburgut gjobit Shqipërinë, shkak vonesat në

Gjykata e Strasburgut ka gjobitur me 5900 euro shtetin shqiptar për dy çështje të depozituara pranë kësaj gjykate, të njohura si çështja Bara dhe Kola. Denoncimi erdhi nga deputeti i LSI-së Petrit Vasili i cili publikoi në Facebook dokumentet ku pasqyrohej vendimi i Gjykatës së Strasburgut.

 

Në vendimin e gjykatës së Strasburgut, thuhet se Shqipëria duhet t’i paguajë kërkuesve (përkatësisht Petrit Kola dhe Eduard Bara) 1.200 euro për Kolën dhe 2.300 euro për Barën dhe 1.200 euro secilit për kostot dhe shpenzimet.

Sipas Gjykatës së Strasburgut për dy rastet e parqitura në gjykatë kishte pasur shkelje të nenit 6 § 1 (e drejta për një gjykim brenda një afati të arsyeshëm) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe një shkelje të nenit 13 (e drejta për një mjet efektiv) në lidhje vetëm me kërkuesin e parë.

Gjykata e Strasburgut ka gjobitur me 5900 euro shtetin shqiptar lidhur me dy çështje të depozituara pranë kësaj gjykate, përkatësisht çështjen Bara dhe Kola kundër Shqipërisë (aplikimi nr. 43391/18 dhe 17766/19).

Gjykata e Strasburgut gjobit Shqipërinë, shkak vonesat në Gjykata e Strasburgut gjobit Shqipërinë, shkak vonesat në

Shkak janë bërë vonesat e pajustifikuara lidhur me gjykimin e çështjeve përkatëse. Kjo ka ndodhur në një kohë kur sapo kishin filluar reformat në Drejtësi.

Rasti i Petrit Barës lidhet me zgjedhjen e tij në postin e rektorit të Universitetit të Mjekësisë. Në vitin 2016 ai kandidoi për postin e rektorit të UMT, duke dalë i dyti. Ai filloi procedurat më 23 prill 2016, duke pretenduar se kishte pasur parregullsi në procesin zgjedhor, por nuk ishte në gjendje të merrte kënaqësinë para organeve përkatëse administrative.

Kërkesa e tij u hodh poshtë në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe ky aktgjykim u la në fuqi nga Gjykata Administrative e Apelit. Gjykata Supreme gjeti disa mangësi në procedura dhe ia kaloi çështjen gjykatave më të ulëta. Çështja është ende në pritje në Gjykatën Administrative e Apelit. Më 4 maj 2018, Bara u ankua në Gjykatën Supreme për shkelje të së drejtës së tij për t'u dëgjuar brenda një afati të arsyeshëm sipas neneve 399/1 e në vijim të Kodit të Procedurës Civile.

Eduard Kola u dënua me burgim të përjetshëm në 15 nëntor 2012 për vrasje me paramendim të një rojtari nate në një gurore guri, ngjarje e ndodhur më 24 shtator 2011. Ky dënim u rrëzua më pas nga Gjykata e Lartë për mungesë arsyetimi adekuat në aktgjykim, për t'u konfirmuar më vonë nga Gjykata e Apelit Shkodër pas një rigjykimi. Gjykata Supreme ende nuk ka caktuar një datë për shqyrtimin e apelit të tij në themel.

 

Të fundit