Flash News

E-TJERA

Gjykata e Strasburgut rrëzoi shkarkimin e Antoneta Sevdarit, KPA shuan vendimin e vettingut

Gjykata e Strasburgut rrëzoi shkarkimin e Antoneta Sevdarit, KPA shuan

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mori sot në rishqyrtim në seancë publike çështjen e ish-prokurores Antoneta Sevdari, për të cilën Gjykata e Strasburgut vendosi ta kthejë në detyrë.

Kjo ishte hera e parë që një vendim shkarkimi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me forme të prerë rimerret në shqyrtim.

Në seancën e zhvilluar sot, KPA vendosi të pranojë kërkesën e Antoneta Sevdarit për të rishikuar vendimin e dhënë nga vetë Kolegji, në datën 28 shkurt 2019, që e shkarkoi atë nga detyrë.

KPA ka vendosur që çështja e Antoneta Sevdarit do të gjykohet edhe njëherë në themel.

Po ashtu është vendosur “prishja e vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019 dhe rigjykimi i çështjes gjyqësore të juridiksionit të rivlerësimit (JR) nr.17, datë 13.09.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 42, datë 18.07.2018”.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet më 17 prill, në orën 10:00.

Kujtojmë që Gjykata e Strasburgut dënoi Shqipërinë me dëmshpërblimin e ish-prokurores me disa paga dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit të saj pasi i janë shkelur disa të drejta gjatë rivlerësimit kalimtar.

Të fundit