Flash News


E-TJERA

Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë Dan Hutrën, vrasësin serial të grave

Gjykata e Tiranës dënon me burg përjetë Dan Hutrën,

Është dënuar me burg përjetë Dan Hutra, vrasësi i grave që shkaktoi masakrën e ndodhur në vitin 2023 në Paskuqan.

Hutra qëlloi fillimisht me thikë Marjana Gurakuqin në zonën e Astirit dhe më pas u nis drejt Paskuqanit në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij, Elena Hysa.

Atje, Hutra qëlloi me një armë zjarri kallashnikov duke lënë të plagosur ish-bashkëshorten dhe nënën e saj. Nga të shtënat mbetën të vrara motra e Elenës, Mevluta Hysa dhe Hasime Dafkun, bashkëshortne e vëllait të Elenës.

Pas kësaj, Hutra i është drejtuar banesës së Vladimir Kurtit me të cilin kishte pasur mosmarrëveshje në burg. Ai qëlloi për vdekje Etlevën, motrën e Vladimirit.

Të fundit