Flash News

E-TJERA

Gjykata e Tiranës konfiskon 7 vila të ndërtuara ilegalisht në Mullet, dënohen ndërtuesit

Gjykata e Tiranës konfiskon 7 vila të ndërtuara ilegalisht
Gjykata e Tiranës ka vendosur konfiskimin e shtatë vilave të ndërtuara në zonën e Mulletit, pas kërkesës së Prokurorisë së kryeqytetit. Vilat, që ishin formalisht të pajisura me leje rindërtimi, u zbuluan se ishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme, duke përdorur dokumente të falsifikuara dhe duke dëmtuar fondin pyjor në juridiksionin e Bashkisë Tiranë.

Hetimet e prokurorisë zbuluan se dokumentacioni teknik dhe ligjor për ndërtimin e vilave përmbante të dhëna të rreme. Për këtë arsye, nëntë persona janë shpallur fajtorë për veprat penale "Ndërtim i paligjshëm" dhe "Falsifikim i dokumenteve", mes të cilëve janë dy arkitektë dhe disa pronarë të vilave.

Prokuroria ka akuzuar:

Armand Prelezi dhe Klevis Bregu, arkitektë, për "Falsifikim të dokumenteve".
Manush Teqja, Florian Zela, Abaz Teqja, Mehmet Durishti, Tefta Visha dhe Arblin Harizi, pronarë vilash, për "Ndërtim të paligjshëm" dhe "Falsifikim të dokumenteve".
Dorina Dushku, për "Ndërtim të paligjshëm".
Pasi hetimet dhe ekspertizës, prokuroria kërkoi dënimin e të pandehurve dhe konfiskimin e vilave. Po ashtu, hetimet vijojnë për veprime dhe mosveprime të mundshme nga institucionet publike dhe përfshirjen e bashkëpunëtorëve të mundshëm për veprat penale të "Falsifikimit të dokumenteve" dhe "Shpërdorimit të detyrës".

Të fundit