Flash News

E-TJERA

Gjykata e Tiranës lë në “arrest me burg” Dritan Goxhajn

Gjykata e Tiranës lë në “arrest me burg” Dritan

Gjykata e Tiranës ka dhënë masa e sigurisë për ish anëtarin e UÇK-së Dritan Goxhajn, dy ditë pas arrestimit nga policia shqiptare me kërkesë të Gjykatës Speciale të Kosovës.

Gjykata caktoi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ me afat 40 ditë ndaj Goxhajt.

Përballë togave të zeza Goxhaj ka deklaruar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme përveç disa shkrimeve në rrjetet sociale. Ai kërkohet nga ana e autoriteteve të Kosovës për intimidim të dëshmitarëve.

Arrestimi i tij ka nxitur reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku drejtuesi i saj, Faton Klinaku kundërshton arrestimin e Goxhajt.

Nga ana tjetër, Gjykata Speciale ka bërë të ditur se do të bëhet ekstradimi i tij në Hagë.

Kujtojmë se Goxhaj është djali i ish-zv.shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Ai iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë dhe ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë vitit 1999.

 

Të fundit