Flash News

E-TJERA

Gjykata e Tiranës rikthen në krye të AMP-së, Florian Sulejmanin

Gjykata e Tiranës rikthen në krye të AMP-së, Florian

Florian Sulejmani është rikthyer në detyrë si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Ka qenë Gjykata e Tiranës e cila ka rrëzuar masën e pezullimit nga detyra e vendosur me kërkesë të Prokurorisë së Beratit.

Prokuroria ngriti ndaj Sulejmanit akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” gje e cila u pranua nga Gjykata e Shkallës së Parë te Beratit. Sipas organit të akuzës, drejtori i AMP-së, Florian Sulejmani, ka transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim  me ligjin.

Gjykata e Beratit ka pranuar një kërkesë të prokurorisë për pezullimin nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, pasi është nën hetim për shpërdorim detyre lidhur me procedurën e ndjekur në transferimin e oficerëve të policisë gjyqësore, që dyshohet se është kryer në kundërshtim me legjislacionin përkatës.

Prokuroria e Beratit njoftoi më 16 prill caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, AMP, Florian Suljemani, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar ndaj tij për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Të fundit