Flash News

E-TJERA

Gjykata e Tiranës rishikon vendimin për protestuesin, Kalaja: Shkelje e rëndë nga gjyqtari Gert Hoxha

Gjykata e Tiranës rishikon vendimin për protestuesin, Kalaja: Shkelje

Avokatja Adriana Kalaja ka mbrojtur protestuesin Mariglen Doçi në gjykatën penale për protestat e vitit 2018 dhe 2019, ku Doçi ishte dënuar në mungesë.

Ajo ka ngritur shqetësime për shkelje të procedurave gjatë procesit gjyqësor.

Kalaja theksoi se Doçi nuk ishte vënë në dijeni për vendimin e gjykatës deri në momentin e formës së prerë të tij.

Pas kësaj, ajo kërkoi nga gjykata e Tiranës rishikimin e çështjes, duke e konsideruar si një shkelje të rëndë veprimin e gjyqtarit Gert Hoxha, i cili kishte zhvilluar procesin pa njoftuar palën e akuzuar.

Kalaja:

Kishim rënë në dijeni të faktit se në këtë gjykatë ishte marrë një vendim ndaj një protestuesi, Mariglen Doçi, për protestat e bëra në vitin 2018 dhe 2019 dhe çuditërisht gjatë fazës së gjykimit deri në dhënien e vendimit dhe marrjen e formës së prerë të këtij vendimi, shtetasi, demokrati, aktivisti Mariglen Doci nuk ishte vënë në dijeni të këtij fakti.

Në këto kushte, ne bëmë një kërkesë gjykatës së Tiranës, dhe sot, gjykata e Tiranës, duke i shprehur dhe mirënjohjen, u ngrit në lartësinë e detyrës pasi pranoi kërkesën tonë dhe e konsideroi shkelje shumë të rëndë ligjore veprimet e bëra nga gjyqtari Gert Hoxha, i cili në mënyrë të papërshkrueshme ka bërë një proces të tërë gjyqësor pa vënë në dijeni palën e akuzuar dhe që detyrimisht e ka dënuar me këtë rast.

Nga ana tjetër, unë dua t’i kujtoj publikut se është i njëjti gjyqtar që ka bërë këtë sjellje ndaj disa protestuesve, sepse ka vendosur se nëpërmjet pushtetit që i është dhënë, atë të gjyqtarit, fatkeqësisht ditët e fundit është emëruar edhe nënkryetar i gjykatës, pa u marrë në konsideratë ankimet e shumta që ka pranë inspektorit të lartë të drejtësisë, por edhe ankimet tona që kemi bërë në rastin e protestuesit Mariglen Doçi, sesi mund të dënohet në mungesë pa asnjë lloj dijenie një qytetar dhe mbi të gjitha kush është vepra penale që dënohet ky qytetar.

Dënohet se ka marrë pjesë në protesta.

Ne megjithë vendimin e sotëm, ne do ta ndjekim deri në fund çështjen e këtij gjyqtari nëpërmjet ankesës që kemi bërë në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, por edhe nëpërmjet kallëzimit penal që kemi bërë në SPAK për dyshime të forta lidhjes që ka ky gjyqtar me grupe të caktuara kriminale, por mbi të gjitha lidhjet me Erion Veliajn, me inceneratorin e Tiranës.

Të fundit