Flash News

E-TJERA

Gjykata italiane rrëzon marrëveshjen e emigrantëve, Gjokutaj: Skandal juridik te GjK shqiptare

Gjykata italiane rrëzon marrëveshjen e emigrantëve, Gjokutaj:

Një gjykatë italiane vendosi që refugjatët e dërguar në kampin e Shëngjinit në Shqipëri, duhet të kthehen menjëherë në Itali, edhe pse kërkesa e tyre për azil në vendin fqinj është refuzuar. 

Avokati i njohur Genc Gjokutaj shkruan në rrjetet sociale se ky fakt verteton se kjo marreveshje lidhet me interesa te pastra elektorale te çiftit Rama - Meloni dhe jo per nje zgjidhje ligjore te çeshtjes se emigranteve!

Postimi: 

Gjykata e Romës sot bazuar ne vendimin e GjEDNj hodhi poshte si të paligjshme marreveshjen Rama - Meloni dhe urdheron kthimin e emigranteve te Gjadrit serish ne Itali!
Ky fakt verteton qarte dhe pa asnje ekuivok se kjo marreveshje lidhet me interesa te pastra elektorale te çiftit Rama - Meloni dhe jo per nje zgjidhje ligjore te çeshtjes se emigranteve!
Nderkohe Gjykata jone Kushtetuese e ka shpallur te ligjshme kete Marreveshje sipas urdherit politik te Ramës!
Kjo përbën nje skandal juridik te GjK shqiptare dhe provon tej çdo dyshimi kapjen e saj nga Rama dhe mazhoranca ne pushtet!
Opozita italiane i eshte drejtuar Brukselit duke kerkuar marrjen e masave ndaj Qeverise Italiane!
Po Qeveria Shqiptare si do tja bëjë?
Po Gjyqtarët Kushtetues a mund te gjykojne më dhe a mund te kene besueshmeri ne dhenien e drejtesise standard qe ata vete e përmendin ne çdo vendim te tyre?
Po Kuvendi i Shqiperise qe e votoi?
Vetem largimi i Ramës, Qeveria Teknike dhe rotacioni politik mund ta mbyllë kete marrëzi e poshtersi antishqiptare dhe antiligjore!

Të fundit