Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese bën bilancin e 4 muajve punë: Kemi shqyrtuar 100 kërkesa, të na mbështesin edhe aktorët politikë

Gjykata Kushtetuese bën bilancin e 4 muajve punë: Kemi shqyrtuar 100
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese, e cila është funksionale prej janarit të këtij viti ka dalë me një njoftim për mediat, për të informuar publikun mbi veprimtarinë e saj gjatë kësaj periudhe.

Ajo vë theksin te volumi i çështjeve me të cilat u përballën gjyqtarët kur nisën punën, ndërsa shton se ende nuk është e plotë. 'Kushtetusja' nënvizon se i përgjigjur me ritmin e duhur punës, duke bërë me dije se ka shqyrtuar 100 kërkesa; 25 prej tyre në seancë plenare, kurse për 75 është vendosur moskalimi në seancë plenare.

Ajo shton se ndër vendimet e moskalimit, 50 prej tyre janë dhënë nga kolegjet, ndërsa 25 janë dhënë nga Mbledhja e Gjyqtarëve. Gjithashtu thekson se i ka kushtuar rëndësi të veçantë zgjidhjes në një kohë sa më të shkurtër të mosmarrëveshjeve kushtetuese, sidomos përfundimit të çështjeve të mbartura.

Transparenca ëhstë një tjetër pikë, që gjykata evidenton se i ka kushtuar vëmendje. Ajo vlerëson se është me rëndësi që veprimtaria e saj të mbështetet nga aktorët politikë dhe institucionalë si dhe nga mediat.

Gjykata rithekson rëndësinë që ka pranimi i vendimmarrjes së saj, duke theksuar se  neni 132 i Kushtetutës, parashikon se vendimet që merr "Kushtetuesja", janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim.

Të fundit