Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese cakton datën për shqyrtimin e ankimit të Erion Veliajt

Gjykata Kushtetuese cakton datën për shqyrtimin e ankimit të

Gjykata Kushtetuese ka vendosur datën 20 maj për seancën e parë të shqyrtimit të ankimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës ka ankimuar masën e sigurisë "arrest në burg", ndërkohë që kërkesat e njëpasnjëshme të Veliajt për të dalë nga qelia janë rrëzuar nga gjykatat e të gjitha niveleve.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

 

 

Të fundit