Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese cakton seancën për padinë e Sali Berishës më 17 dhjetor

Gjykata Kushtetuese cakton seancën për padinë e Sali

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca lidhur me padinë e kryedemokratit Sali Berisha të zhvillohet më 17 dhjetor, ora 10:00.

Procesi do të zhvillohet pa praninë fizike të palëve, duke u bazuar vetëm në dokumentet e depozituara nga avokatët dhe institucionet përkatëse.

Berisha kërkon në padi që të shpallet i papajtueshëm me Kushtetutën vendimi i marrë në shtator dhe dhjetor 2024, me të cilin ai u la në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Vendimi që pritet më 17 dhjetor mund të ketë ndikim të rëndësishëm mbi procedurat gjyqësore ndaj tij, në kuadër të hetimeve të SPAK për aferën e ish-kompleksit “Partizani”.

Të fundit