Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese iu drejtua Komisionit të Venecias për zgjedhjet lokale të 2019, del data kur do të shqyrtohet kërkesa

Gjykata Kushtetuese iu drejtua Komisionit të Venecias për zgjedhjet

Komisioni i Venecias ka njoftuar se do ta shqyrtojë kërkesën e  Gjykatës Kushtetuese për vlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 më 14 tetor, kur do të mbahet mbledhja e radhës.

"Më 9 korrik 2021, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri kërkoi një opinion për të adresuar në veçanti juridiksionin mbi kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor dhe ndërlidhjen e parimeve themelore kushtetuese të periodicitetit të zgjedhjeve lokale dhe pluralizmit politik, në marrëdhënie me zgjedhjet lokale të vitit 2019. Çështja do të shqyrtohet nga data 14-16 tetor", njofton Komisioni i Venecias.

Gjykata Kushtetuese pezulloi rreth tre javë më parë gjykimin për çështjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Ajo vendosi t'i drejtohet Komisionit të Venecias për marrjen e vendimit.

Ishte kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila si kryetare e Shoqatës së Bashkive, kërkoi shpalljen si të pavlefshme të zgjedhjeve të 2019.

Të fundit