Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim vendimin për mbylljen e TikTok

Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim vendimin për mbylljen e TikTok

Gjykata Kushtetuese ka ka kaluar për shqyrtim vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok, kërkesë që u bë nga Asociacioni për Gazetarët Shqiptarë, Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri dhe Qendra për Fuqizim Ligjor.

Gjykata vendosi kalimin e çështjes në seancë publike, duke ftuar si palë të interesuara Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Kushtetuesja kërkon që të dorëzojnë parashtrime me shkrim nëse kanë argumente shtesë për çështjen.

Të fundit