Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Dritan Rexhepin

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për

Rreth një muaj pas arrestimit të tij në Turqi, Dritan Rexhepi, kreu i kartelit të drogës “Kompania Bello”, ka humbur një betejë gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese në Tiranë.

Rexhepi kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë të 27 nëntor 2020, që kishte lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg dhënë ndaj tij nga Gjykata për Krimet e Rënda për akuzën e “vrasjes me paramendim”.

Rexhepi konsiderohej si një ndër narkotrafikantët më të fuqishëm dhe akuzohet se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë. Ai dyshohet të ketë qenë vrasësi i parë me pagesë në vendin tonë dhe është dënuar me 25 vite burgim në mungesë për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998.

Rexhepi u arratis në vitin 2007 nga policia e Durrësit pasi këta të fundit e morën për t’i bërë një foto e për ta shpërndarë në media. Ndërkohë një vit më pas kapo i bandës së drogës mbahet mend për një arratisje spektakolare nga burgu i Pavias në Itali.

Të fundit