Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese mban sot seancën e parë, shqyrtohet kushtetueshmëria e një dispozite ligjore

Gjykata Kushtetuese mban sot seancën e parë, shqyrtohet
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese mban sot seancën e parë, pas ringritjes së saj. Seanca lidhet me padinë për dënimet në mungesë e ngritur nga gjyqtarët, e cila një vit më parë solli dhe përplasjen e tyre me qeverinë dhe parlamentin.

Në kërkesën që do të shqyrtojë sot Kushtetuesja kërkohet shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”, parashikuar në pikën 1 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe togfjalëshit “... i së njëjtës gjykatë”, parashikuar në pikën 3 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar me ligjin nr. 35/2017.

Ankimimi i ngritur nga gjyqtarët është për antikushtetueshmërinë e nenit 453 te kodit të procedurës penale. Prej 2017 kodi i procedurës penale i ndryshuar parashikon se ankimet për gjykimet në mungesë rishikohen nga gjykata që ka dhënë vendimin në dhome këshillimi me një gjyqtar.

Seanca do të zhvillohet pa praninë e palëve por vetëm mbi bazën dokumentesh.

Të fundit