Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese mbyll sesionin, për shkarkimin e Metës dhe zgjedhjet lokale do të vendoset në shtator

Gjykata Kushtetuese mbyll sesionin, për shkarkimin e Metës dhe

Gjykata Kushtetuese e ka mbyllur sesionin dhe do të rikthehet në punë në muajin shtator. Çështjet e bujshme si shkarkimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta apo zgjedhjet lokale të 2019-ës do të shqyrtohet në javën e dytë të shtatorit.

Sa i përket zgjdhjeve lokale ajo vendosi t'i drejtohej Komisionit të Venecias për një opinion lidhur me këtë çështje.

Para se të mbyllte sesionin "Kushtetuesja" vendosi që prishja e Teatrit Kombëtar ishte anti-kushtetuse dhe për hapjen e listave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese nisi punën në shkurt të këtij viti, pas plotësimit të numrit të nevojshëm të gjyqtarëve.

Të fundit