Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese me godinë të re, Vitore Tusha nxjerr shifrat: Kemi bërë punë voluminoze

Gjykata Kushtetuese me godinë të re, Vitore Tusha nxjerr shifrat: Kemi

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha ka bërë një bilanc të shkurtër të punës së këtyre muajëve. Ajo tha se puna ka qenë voluminoze edhe pse numri i anëtarëve të kësaj gjykate është ende i paplotë.

Tusha bëri me dije se janë shqyrtuar 120 çështje dhe se vendimet janë dhënë brenda afatit. Ajo shtoi se mos miratimi i buxhetit nga Kuvendit ka kufizuar punën e gjykatës.

Kryetarja e "Kushtetueses" bëri me dije se kjo gjykatë do të ketë një godinë të re brenda 5 viteve të ardhshme. Sipas saj kjo gjykatë ka nevojë për një sallë dinjitoze.

"Ndonëse para sfidës së një trupe të pa plotësuar tërësisht dhe një trupë të re, ka kryer një punë voluminoze, përgjatë këtij viti kemi shqyrtuar 120 çështje, 30 vendime përfundimtare dhe 95 për mos kalimin. Ajo ka shqyrtuar stokun e çështjeve të mbartura dhe i ka dhënë vendimet e arsyetuara brenda afatit.

Përveç synimit parësor, gjykata i ka dhënë të njëjtën rëndësi miratimit të akteve të brendshme të saj. Mos miratimi i buxhetit nga Kuvendit për buxhetin e Gjykatën Kushteuese, ka kufizuar punën e saj. Dallimi mes nevojave të gjykatës dhe shkallës së miratimit të tij, vazhdon të rritet në këtë kuptim do të vlerësoja pozitive çka u prezantua sot nga Ministria e Drejtësisë, për ndërtimin e një godine për Gjykatën Kushtetuese për 5 vitet e ardhshme", tha Tusha.

Të fundit