Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese ndryshon paragrafin e parë të nenit 262 të KP/ Jo më leje për protesta, vetëm njoftim

Gjykata Kushtetuese ndryshon paragrafin e parë të nenit 262 të
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka ndryshuar paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal. Ajo e ka cilësuar të papajtueshëm togfjalëshin “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta”, duke e shfuqizuar.

Neni 262 i Kodit Penal që parashikon masat për tubimet thotë: Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Kushtetuesja vendosi që kush proteston apo organizon mitingje nuk do të ketë më detyrimin të marrë leje nga institucionet ligjzbatuese por thjesht duhet t'i njoftojë ato. Kërkesa për rishikimin e kësaj dispozite ishte depozituar nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila në janar të vitit të kaluar. Apeli kërkoi që ky ndryshim ligjor i bërë në vitin 2017, të shpallet antikushtetues.  

Gjykata Kushtetuese vendosi ta pranojë kërkesën, ndërsa vendimi për shfuqizimin do të hyjë në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.  

Gjykata Kushtetuese ndryshon paragrafin e parë të nenit 262 të

 

Të fundit