Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese nis seancën për zgjedhjet lokale të 2019, pas shumë debatesh lejohet si dëgjues dhe Ivi Kaso

Gjykata Kushtetuese nis seancën për zgjedhjet lokale të 2019, pas

Gjykata Kushtetuese ka nisur prej orës 10:00 seancën për shqyrtimin e padisë së kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi në cilësinë e kryetares së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, e cila kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Ato zgjedhje u zhvilluan pa praninë e forcave kryesore opozitare PD-LSI dhe në disa prej bashkive kishte vetëm një kandidat në garë.

Subjektet e interesuara për çështjen janë Presidenti Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike.

Objekti i kërkesës së Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve si dhe për Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Kur më 18 korrik 2019, Voltana Ademi ankimoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet lokale tha se kërkesa e dorëzuar nuk ka të bëjë vetëm me ankimimin e procesit zgjedhor por edhe me verifikimin e regjistrimit të Bindjes Demokratike.

Pas shumë debatave në seancë është lejuar si dëgjues dhe sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso. Fillimisht ai nuk u lejuar pasi sipas administratës së Kushtetueses, PD nuk është palë në këtë çështje dhe sipas rregullave anti COVID duhet ta ndiqte në distancë. 

Të fundit