Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi, Meta reagon për herë të parë: Proces politik për ta përdorur si mjet shantazhi

Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi, Meta reagon për herë të

Vjen reagimi i parë i presidentit Ilir Meta, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për të mos e shkarkuar.

I ftuar ne emisionin ‘Dekalog’ në RTSH, Meta thotë se nuk ka patur asnjë lloj emocioni për këtë çështje dhe se ka pritur të zgjidhej më herët.

“Nuk kam pasur asnjë lloj emocioni per ceshtjen ne Gjykatën Kushtetuese. Kam pritur te zgjidhej me herët. Kjo zgjatje nuk me ka shqetësuar sepse fundin e kam ditur per sa kohe nuk kam bere shkelje as te rende dhe as te lehte. Ky ka qene nje proces politik per ta përdorur si mjet shantazhi.

Nuk kam pasur asnjë shqetësim për një çështje e cila ka qenë inekzistente, sepse jo vetem nuk kam bere as shkelje te rende dhe as te lehte te Kushtetutes, por edhe kam qenë i bindur që ky ka qenë një proces politik. Nuk është rastësi që është bërë në këto momente, ka qenë një tentative për të kapur të vetmin institucion të pavarur por dhe për të hequr vëmendjen nga aferat korruptive te qeverise.

Ky ishte hetimi i trete kunder meje. Nje maskarade politike, nje show. Kërkesa për shkarkim nga Parlamenti ka qene shantazh ndaj Presidentit,për qëndresën që ai ka bërë për mos kapje të shtetit. Kjo kërkesa ka qenë e paligjshme dhe në formë hakmarrje e mazhorancës ndaj Presidentit të Republikës”, deklaroi Meta.

Të fundit