Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Begajt! Pezullohen zgjedhjet në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Begajt! Pezullohen zgjedhjet në

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar këtë të enjte dekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e parakoshme të Tiranës të caktuara më datë 9 nëntor.

Burime për mediat bëjnë me dije se vendimi u mor unanimisht nga e gjithë trupa e Gjykatës Kushtetuese.

"Gjykata Kushtetuese vendosi njezëri të kalojë çështjen me kërkues Erjon Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 Tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë," thuhet në njoftimin e GJK-së.

Vendimi i Kushtetueses vjen pas ankimimit të Erion Veliajt, i cili kërkoi që Dekreti i Presidentit të shpallej i paligjshëm dhe të pezullohej procesi për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. 

Me vendimin e Kushtetueses, do të thotë që zgjedhjet e pjesshme nuk do të zhvillohen. Vetë kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka deklaruar më herët se nëse ndodh që Gjykata Kushtetuese të kthejë dekretin, zgjedhjet nuk do të zhvillohen.

Kështu, në datë 31 tetor 2025, në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet seanca publike për të shqyrtuar kërkesën e Erion Veliajt. 

 

 

 

 

 

 

Të fundit