Flash News

E-TJERA

Gj.Kushtetuese shfuqizon nenin që shpërndan mandatet sipas herësit, vendos hapjen e listave për zgjedhjet e ardhshme

Gj.Kushtetuese shfuqizon nenin që shpërndan mandatet sipas

Gjykata Kushtetues ka vendosur të shfuqizojë nenin që shpërndan mandatet e deputetëve sipas herësit.

Kjo kërkesë erdhi nga Bindja Demokratike dhe partia “Lëvizja Demokratike Shqiptare. Ndërkohë, kërkesa për shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor është pranuar nga gjykata pjesërisht si e papajtueshme me Kushtetutë.

Me shfuqizimin e këtij neni nga Kodi zgjedhor, në zgjedhjet e ardhshme, deputeti që fiton numër më të madh votash futet në parlament pavarësisht renditjes.

Vendimi i plotë i Kushtetues

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancën plenare publike të datës 09.06.2021 çështjen me kërkuese partinë “Bindja Demokratike” dhe partinë “Lëvizja Demokratike Shqiptare”, me objekt shfuqizimin e nenit 163 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar me nenin 21 të ligjit nr. 118/2020, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese

VENDOSI:

- Pranimin pjesërisht të kërkesës.

- Shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Të fundit