Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese reagim për vrasjen e gjyqtarit: Sulm ndaj drejtësisë dhe shtetit të së drejtës

Gjykata Kushtetuese reagim për vrasjen e gjyqtarit: Sulm ndaj

Vjen edhe reagimi nga Gjykata Kushtetuese pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjykimit në Gjykatën e Apelit.

Gjykata Kushtetuese e cilëson vrasjen e gjyqtarit si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj parimeve të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës, duke kërkuar veprim të menjëhershëm për garantimin e sigurisë në gjykata.

Deklarata e Gjykatës Kushtetuese: 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë shpreh tronditjen dhe dhimbjen më të thellë për ngjarjen tragjike që solli humbjen e jetës së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Astrit Kalaja.

Gjykata përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij, duke nderuar kujtimin e një magjistrati që i ka shërbyer me përkushtim e dinjitet drejtësisë.

Ky akt i rëndë përbën një sulm të drejtpërdrejtë jo vetëm për individin, por edhe për vete parimet e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës.

Gjykata Kushtetuese vlerëson se mbrojtja e së drejtës së jetës, sigurisë fizike dhe institucionale te gjyqtarëve, qytetarëve që kërkojnë drejtësi ne këto gjykata dhe e publikut të zakonshëm është një përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit, që kërkon veprim të menjëhershëm, të vendosur dhe të qëndrueshëm. Mbrojtja e gjyqtarëve është mbrojtje e vetë drejtësisë, e pavarësisë së saj dhe e besimit të publikut tek institucionet shtetërore.

Në këto momente të dhimbshme, Gjykata Kushtetuese qëndron pranë familjes së të ndjerit, kolegëve të tij dhe të gjithë atyre që po përballen me këtë humbje, duke riafirmuar vendosmërinë për të mbrojtur dinjitetin e gjyqësorit si shtyllë themelore e rendit kushtetues. Gjykata Kushtetuese uron gjithashtu shërim të shpejtë për dy qytetarët e plagosur.

Të fundit