Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese ‘rrëzon’ Edi Ramën për shkarkimin e kryebashkiakut të PD

Gjykata Kushtetuese ‘rrëzon’ Edi Ramën për shkarkimin

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e qeverisë Rama për shkarkimin e kreut të bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila në vitin 2019.

Sipas vendimit të gjykatës, është shkelur e drejta e Zef Hilës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar kryebashkiakun e Vaut të Dejës, pas sulmeve të dhunshme në KZAZ nr. 6 në Bushat, ku u dogjën materialet zgjedhore dhe mbetën të plagosur tre efektivë policie.

Hila në atë kohë u paraqit në komisariat duke u shprehur se nuk ka pasur dijeni për çfarë do të ndodhte në KZAZ-në e Vaut të Dejës.

Ndërkohë, kryeministri Rama në letrën e firmosur për shkarkimin e tij shkruante se kushdo që ndjek shembullin e tij do të ndiqet penalisht.

‘Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë.’ – shkruan Rama.

Gjykata Kushtetuese ‘rrëzon’ Edi Ramën për shkarkimin
Vendimi i qeverise për shkarkimin e Hiles

Të fundit