Flash News

E-TJERA

Në burg për inceneratorët, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e ish-ministrit Koka

Në burg për inceneratorët, Gjykata Kushtetuese rrëzon

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesat e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i cili përmes një kërkese drejtuar kësaj gjykate kërkonte shfuqizimin si antikushtetues të dy vendimeve të Gjykatës së Lartë.

Në ankimin e depozituar, Koka kërkonte shfuqizimin e vendimit të marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë që rrëzoi kërkesën e bërë për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të marrë nga Apeli i GJKKO më 5 janar 2023. Sipas Kokës, vendimi i marrë është i papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë.

Kujtojmë se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është dënuar me 5.8 vite burg për pastrim parash dhe korrupsion lidhur me aferën e inceneratorit të Elbasanit.

 

 

Të fundit