Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Metës, lë në fuqi masën “arrest në burg”

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Metës, lë në

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta, i cili ankimoi vendimin e 3 gjykatave të tjera për masën e sigurisë arrest në burg.

Kushtetuesja u shpreh se lidhur me mënyrën e arrestimit të Metës të cilin ai e konsideron si çnjerëzor, nuk mund ta marrë në shqyrtim. GJK argumenton se çështja nuk mund të shqyrtohet pasi është nën hetim.

Po ashtu, Kushtetuesja u shpreh se masa e sigurimit personal ndaj Metës është vendosur për një qëllim të ligjshëm.

“Masa e sigurimit personal ndaj kërkuesit është e vendosur për një qëllim të ligjshëm, garantimin e mbarëvajtjes së procesit penal në ngarkim të tij, ajo nuk është joproporcionale në kontekstin e rrethanave të çështjes dhe nevojave të sigurimit, si dhe është në përputhje me rregullat procedurale të KPP-së për caktimin e saj”, deklaron GJK në vendim.

Të fundit