Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin për taksimin e profesioneve të lira

Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin për taksimin e profesioneve të

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin për tatimet për profesionet e lira. Vendimi u mor sot me shumicën e votave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe u bë publike nga kryetarja Holta Zaçaj.

Në një komunikim për mediat, Zaçaj tha se Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën dhe rrëzoi tatimin me 15% për profesionet e lira.

“Është rrëzuar, pranimi i pjesshëm i kërkesës do të thotë që është pranuar kërkimi dhe është shfuqizuar neni që e bënte të aplikueshëm normën e tatueshme prej 15% për profesionet e lira”, tha Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas dispozitave ligjore nga 1 janari i këtij viti ka nisur zbatimi i tatimit progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për të vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira.

Fitimi që do të deklarohet pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave të pagës minimale do të taksohet 15%. Në total detyrimi vjetor i tatimit mbi të ardhurat për biznesin me të ardhura vjetore 10,000,000 lekë është 1,044,000 lekë.

Të fundit