
Flash News
Newsweek: Biden i ofroi Rusisë 20 për qind të territorit të Ukrainës
Çmimi i naftës ulet me 3 lekë, sa do të shitet benzina
Berisha mbledh grupin, porosi deputetëve: Të përgatitemi për rezistencë të fuqishme!
Demokratët bëhen bashkë, mbledhin firmat për Komisionin Hetimor për skandalin ‘McGonigal’
Kaos në Kuvend/ Deputetët e PD i bien tavolinave e bilibilave, PS mbyll seancën
Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e PD, pushon gjykimin e çështjes për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës
Gjykata Kushtetuese ka vendosur pushimin e çështjes për mandatin e Olta Xhaçkës, njëherësh ministre e Jashtme.
Në njoftim e publikuar në faqen zyrtar, gjykata shprehet se kërkesa e bërë nga grupi i PD-së së drejtuar nga Sali Berisha mund të pranohet, por që fillimisht duhet të shprehet Kuvendi i Shqipërisë.
Nga ana tjetër, Kushtetuesja ka pranuar kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeaj dhe të konsiderojë të papajtueshëm vendimin e Kuvendit, i cili nuk miratoi kërkesën e deputetëve të PD-së për mandatin e saj.
Kujtojmë se opozita kërkoi t'i hiqej mandati Xhaçkës pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik nga Edi Rama.
Megjithatë, Kuvendi votoi me 74 vota pro, raportin e mazhorancës të Këshillit të Rregullores, që bllokonte dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të shqyrtimit të mandatit të Olta Xhaçkës dhe pas këtij vendimi, demokratët u paraqitën në Kushtetuese.
VENDIMI 1
Gjykata Kushtetuese në datën 18.01.2023, në orën 10:00, mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me nr. 9 (NJ) 2022 Regjistri Themeltar, me kërkues jo më pak se 1/10 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve. Deklarimi i vendimeve nr. 83, datë 17.11.2022 “Për mosmiratimin e raportit të pakicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” dhe nr. 84, datë 17.11.2022 “Për miratimin e raportit të shumicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, në mbështetje të neneve 131, shkronja “ç”, si dhe të neneve 54, 55, 56, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,
VENDOSI:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Zgjidhjen e konfliktit/mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve.
3. Shfuqizimin e vendimeve nr. 83, datë 17.11.2022 “Për mosmiratimin e raportit të pakicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” dhe nr. 84, datë 17.11.2022 “Për miratimin e raportit të shumicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Vendimi 2
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 18.01.2023, në orën 13:45, mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me nr. 10 (NJ) 2022 Regjistri Themeltar, me kërkues 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “1. Shfuqizimin e vendimeve nr. 83/2022, datë 17.11.2022 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e raportit të pakicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” dhe nr. 84, datë 17.11.2022 “Për miratimin e raportit të shumicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka”, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka””.
Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se:
1. Për kërkimin e parë, sipas objektit të kërkesës, që lidhet me shfuqizimin e vendimeve nr. 83/2022, datë 17.11.2022 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e raportit të pakicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” dhe nr. 84, datë 17.11.2022 “Për miratimin e raportit të shumicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka”, gjykimi duhet të pushohet, pasi me vendimin e mëparshëm të saj, nr. 1, datë 23.01.2023, Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e këtyre vendimeve.
2. Për kërkimin e dytë, sipas objektit të kërkesës, që lidhet me konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, gjykimi i çështjes duhet të pushohet, pasi për këtë kërkim do të duhet të shprehet më parë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.
Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja “e”, të Kushtetutës, si dhe në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,
VENDOSI
Pushimin e gjykimit të çështjes.
Të fundit


Agron Shehaj: Rama përdori zyrtarin e FBI fshehurazi për të eliminuar opozitën
2 Shkurt 2023, 22:53





Shmangu interpelancën në Kuvend, Rama: Opozita nuk meriton përgjigjet e mia
2 Shkurt 2023, 21:34

Meta: Basha ka ardhur në politikë si një njeri i infiltruar
2 Shkurt 2023, 20:54
Puthja Kiara-Luizi, ja si u prit nga familja e moderatores
2 Shkurt 2023, 20:27

U tha se babai i Stresit ka kërcënuar produksionin e BBVK, reagon Alaudin Hamiti
2 Shkurt 2023, 20:12

Çështja McGonigal, VOA: Kryeministri Rama shmang interpelancën në parlament
2 Shkurt 2023, 19:52


Shqipëria U17, ndryshon agjenda e dy miqësoreve ndaj Bosnjes
2 Shkurt 2023, 18:46
Enri Çeno sqaron foton me McGonigal Heshtja tregon se është person nën hetim
2 Shkurt 2023, 18:46


Pamela Anderson rikthen personazhin e saj në 'Baywatch'
2 Shkurt 2023, 17:58

Newsweek: Biden i ofroi Rusisë 20 për qind të territorit të Ukrainës
2 Shkurt 2023, 17:22
Horoskopi i dashurisë për vitin 2023
2 Shkurt 2023, 17:19
Kartëmonedha e re 5 dollarëshe e Australisë "nuk e pranon" Mbretin Charles
2 Shkurt 2023, 16:58

Mbyllen aplikimet, tre gjyqtaret që synojnë kreun e ri të Gjykatës Kushtetuese
2 Shkurt 2023, 16:30
Punonjësja simptike robot që sherben pije dhe akullore
2 Shkurt 2023, 16:12
Pas puthjes së bujshme, mesazhi nga nëna e Luizit
2 Shkurt 2023, 15:58
Shehaj: Rama nuk mori pjesë në seancë qëllimisht, tentoi të eliminojë opozitën
2 Shkurt 2023, 15:46
Propozimi i Tirana International Film Festival, kandidat për çmimin 'Oscar'
2 Shkurt 2023, 15:36
E mbijetuar e Holokaustit (e famshme në TikTok), nderohet me çmimin e rëndësishëm
2 Shkurt 2023, 15:19
Votim me dy duar, deputeti i PS shtyp butonin edhe për kolegen
2 Shkurt 2023, 15:14

I dyti më i dëgjuar në nivel global, albumi i Ava Max një sukses i jashtëzakonshëm
2 Shkurt 2023, 15:00
Çmimi i naftës ulet me 3 lekë, sa do të shitet benzina
2 Shkurt 2023, 14:48
Lisa Marie Presley tregon pse e urrente aktorin Tom Cruise
2 Shkurt 2023, 14:42
Berisha i prerë me deputetët: Nuk duhet të dështoni deri në rrëzimin e Edi Ramës
2 Shkurt 2023, 14:41
32 letrat e Princeshë Diana-s do të dalin në ankand
2 Shkurt 2023, 14:30
Austria dëbon katër diplomatë rusë
2 Shkurt 2023, 14:26
Berisha mbledh grupin, porosi deputetëve: Të përgatitemi për rezistencë të fuqishme!
2 Shkurt 2023, 14:19
Ç’pritet të ndodhë ditën që shënohet 1-vjetori i nisjes së luftës në Ukrainë
2 Shkurt 2023, 14:03
GJKKO dënon me 40 orë punë publike kryebashkiakun e Mallakastrës
2 Shkurt 2023, 13:59
Kurti vendos kushtet për themelimin e Asociacionit
2 Shkurt 2023, 13:39

Boçi: Janë vendosur furgonat e policisë, Rama do të mbrohet
2 Shkurt 2023, 13:20

Abuzimi me 1,2 mln euro, lirohet sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave
2 Shkurt 2023, 12:51
Kush është deputeti i PS që ‘injoroi’ propozimin e Ballës?
2 Shkurt 2023, 12:40
Kaos në Kuvend/ Deputetët e PD i bien tavolinave e bilibilave, PS mbyll seancën
2 Shkurt 2023, 12:27

Opozita e kërkon në Kuvend, Rama reagon në rrjetet sociale
2 Shkurt 2023, 12:03


Kuvendi ‘vlon’ nga debatet, socialisti kapet duke luajtur shah
2 Shkurt 2023, 11:14
Sulmi në Uzinën e Gramshit, shtyhet seanca për esktradimin e ‘spiunes’ ruse
2 Shkurt 2023, 10:53




Përplasen dy automjete në Tiranë, humb jetën pasagjeri 35-vjeçar
2 Shkurt 2023, 09:35
Bullgaria nis ndërtimin e gazsjellësit për në Serbi
2 Shkurt 2023, 09:31
Lavrov: Rusia dëshiron që konflikti në Ukrainë të përfundojë
2 Shkurt 2023, 09:15
Shehaj: Rama ka ca kohë që ka shumë qejf t’i japë një dalje ne det Serbisë
2 Shkurt 2023, 09:04



Reshje shiu dhe bore, si do të jetë moti ditën e sotme
2 Shkurt 2023, 08:07
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
2 Shkurt 2023, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Shkurt 2023, 07:58


Lapaj shënjestron politikanët: Numërojnë lekët e korrupsionit në divan para fëmijëve
1 Shkurt 2023, 22:20


Berisha: Përmes agjentit të arrestuar McGonigan, Rama mori peng kreun e opozitës
1 Shkurt 2023, 21:20


Studimi: Injeksionet e botoksit, mund të reduktojnë simptomat e ankthit
1 Shkurt 2023, 20:24

Datat më me fat për secilën shenjë horoskopi për muajin shkurt
1 Shkurt 2023, 20:02
A do të merrni pjesë në protestën e thirrur nga opozita në 11 shkurt?
1 Shkurt 2023, 19:50
Shkuan për ski, bllokohen pesë të rinj në Malësi të Madhe
1 Shkurt 2023, 19:39




U sulmua nga hakerat? Reagon Air Albania: Sistemet e të dhënave janë të paprekura
1 Shkurt 2023, 18:34
Çfarë pritet të ndodhë në 11 shkurt? Ristani tregon kauzën dhe pritshmëritë e PD-së
1 Shkurt 2023, 18:12
Beyonce njofton datat e turit të saj ndërkombëtar
1 Shkurt 2023, 17:51

"Molla fryt i krijimit", çfarë fshihet pas emrit dhe logos së Apple
1 Shkurt 2023, 17:08

Kamera e NASA-s kap fytyrën e një ariu në sipërfaqen e planetit Mars
1 Shkurt 2023, 16:25
FBI kontrollon shtëpinë e Presidentit Biden në Delaware
1 Shkurt 2023, 16:20


