Flash News
"Kush je ti mo"/ Tensione te Komisioni i Shëndetësisë, Vokshi përplaset me Ndrecën
Garda ndalon opozitën të futet në Komisionin e Sterilizimit
Sherr me thika në Shkozë, plagoset një person
Nuk deklaroi apartamentin në bregdet, GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove Fatos Tushen
Itali/ Shqiptari vret bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të mitur
Gjykata Kushtetuese shfuqizon Bordin e Transparencës për Karburantet
Gjykata Kushtetuese ka vendosur këtë të martë shfuqizimin e Bordit të Karburanteve që u ngrit një muaj pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Në njoftimin zyrtar të Kushtetueses, bëhet me dije se Bordi i Karburanteve është i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë dhe për rrjedhojë është shfuqizuar ligji që miratoi aktin normativ të firmosur nga qeveria më 12 mars të vitit 2022 që solli dhe ngritjen e këtij grupi për caktimin e çmimit të karbiranteve.
Njoftimi
“Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në seancë plenare publike kërkesën e jo më pak se një të pestës të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “ Shfuqizimi i ligjit nr. 39/2022 “Për miratimin e aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë . Shfuqizimi i ligjit nr. 42/2022 “Për miratimin e aktit normativ nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë .
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja “c” dhe 134, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës, si dhe nenin 49, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,
VENDOSI:1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
2. Shfuqizimin e nenit 21/10, pika 2, fjalia e dytë, të ligjit nr. 39/2022 “Për miratimin e aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese”.
29 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike depozituan padinë përmes të cilës kërkonin shfuqizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve.
Ata u shprehën se asnjë prej Bordeve nuk i ka ruajtur interesat e qytetarëve dhe se ai i Karburanteve cënonte lirinë ekonomike e parimin e konkurrencës në treg.
Sipas PD-së, në asnjë prej përbërjeve të bordit nuk ka asnjë konsumator, që të mbrojë të drejtat e tyre.