Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese shpëton Shullazin nga regjimi “41 Bis”, çfarë konstaton

Gjykata Kushtetuese shpëton Shullazin nga regjimi “41 Bis”,

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Emiljano Shullazit, duke vdendosur që ai duhet të dalë nga regjimi i burgut të rreptë, “41 Bis”.

Shullazi kërkoi të cilësohej antikushtetuese mbyllja e tij në regjimin “41 Bis”. Ai bëri ankimim në “Kushtetuese”, pasi Apeli i Gjykatës së Lartë rrëzoi pretendimet e tij për të dalë nga regjimi i rreptë. Gjykata ka konstatuar se Shullazit i është cenuar e drejta për një proces të rregullt ligjor.

“Konstatimin e cenimit të së drejtës për proces të rregullt ligjor gjatë gjykimit të ankimit ndaj urdhrit nr. 253, datë 28.07.2020 të ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë për të paraburgosurin EmiljanoShullazi”, si pasojë e mosrespektimit të parimit të kontradiktoritetit. Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendimin e “Kushtetueses”.

Shullazi është në vitin e dytë të qëndrimit në këtë regjim dënimi. Vendimi për izolimin e tij në ’41 biss’ u miratua nga Ministria e Drejtësisë. Të njëjtin fat me Shullazin e kanë pasur edhe emra të tjerë të botës së krimit dhe trafikut të drogës.

 

Të fundit