Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ligjin e taksimit të profesioneve të lira

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ligjin e taksimit të profesioneve të

 

Gjykata Kushtetuese shqyrton sot në një seancë të hapur ligjin e taksimit të profesioneve të lira. Përfaqësues të këtyre profesioneve kanë reaguar ashpër duke u shprehur se kjo taksë i çoj drejt falimentimit.

Pak ditë më parë ata protestuan para Gjykatës Kushtetuese.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi dje duke u shprehur se kjo është një betejë kundër një sistemi të korruptuar fiskal. Tabaku thekson se në Kosovë, profesionet e lira taksohen me 9%, ndërkohë që punëtorët taksohen me një progresivitet deri në 10% (pra, më poshtë se në Shqipëri).

“Nëse në Shqipëri, profesionet e lira taksohen në letër me 15% deri në 23% në vendet e rajonit ky taksim është shumë më i ulët”, shprehet ajo.

Të fundit