Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese shqyrton të martën çështjen e mbylljes së TikTok-ut

Gjykata Kushtetuese shqyrton të martën çështjen e mbylljes

Të martën në orën 10:00, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë çështjen që lidhet me vendimin e Këshillit të Ministrave për mbylljen e aplikacionit TikTok në Shqipëri. Seanca do të jetë e hapur për publikun, dhe mund të ndiqet në YouTube, në kanalin zyrtar të gjykatës.

Kërkues në këtë çështje janë Shoqata “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë” dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative (BIRN Albania), të cilët kërkojnë shfuqizimin e vendimit qeveritar.

Palë të interesuara përfshijnë Këshillin e Ministrave, Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Vendimi i gjykatës pritet të hedhë dritë mbi debatet që kanë lindur lidhur me të drejtat e qytetarëve dhe lirinë e përdorimit të platformave digjitale në vend.

Të fundit