All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese vendos për mandatin e Holta Zaçajt: Përfundon më 10 mars 2025

All - Paragraf - 1

Gjykata Kushtetuese vendos për mandatin e Holta Zaçajt:

Pas ngërçit me Gjykatën e Lartë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që mandati i Holta Zaçajt përfundon më 10 mars të vitit të ardhshëm.

All - Paragraf - 3

Gjykata Kushtetuese ka votuar pro qëndrimit të Gjykatës së Lartë për përfundimin e mandatit të Zaçajt, ku ajo nuk ka qenë prezente.

Zaçaj, më herët ka deklaruar se mandati i saj përfundon më 31 dhjetor. Me këtë vendim, anëtarët e Kushtetueses janë dakordësuar me datën kur Gjykata e Lartë kishte shpallur vakancën, pra 10 marsin e 2025. 

Gjykata e Lartë, këmbënguli se mandati i Zaçajt përfundonte në pranverë të vitit 2025 dhe njoftoi shpalljen e vakancës dhe çeljen e garës për këtë post më 11 dhjetor. Nga ana e saj, Zaçaj po ashtu i kërkoi Komisionit të Venecias mendim mbi mënyrën e llogaritjes së kohëzgjatjes së afateve të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, pasi ka pretenduar më parë se mandati i saj në krye të Kushtetueses përfundon në fund të vitit 2025 dhe jo më 10 mars.

Të fundit