Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese vendos sot për "30 qershorin", avokati i Shoqatës së Bashkive: Opinioni i 'Venecias' ka kontradikta

Gjykata Kushtetuese vendos sot për "30 qershorin", avokati i

Gjykata Kushtetuese po shqyrton vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 2019-ës. Në seancën që ka nisur në oren 10.00, avokati i Shoqatës së Bashkive Jordan Daci ka kërkuar që të mos merret parasysh Komisioni i Venecias.

Ai ka argumentuar se konkluzionet e "Venecias" janë kontradiktore dhe jo të detyrueshme.

Daci është shprehur kundër qëndrimit të Komisionit të  Venecias, i cili doli në përfundimin se Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë të gjykojë zgjedhjet.

“Ky opinion nuk është detyrues për Gjykatën Kushtetuesen në tërësi ky opinion ka pasur dhe kontradita. Referuar ligjit, Gjykata Kushtetuese duhet ta gjykojë  çështjen. Gjykojmë që Komisioni nuk e ka të saktë, se nuk ka kompetencë për të gjykuar 30 qershorin. Nëse nuk e ka Gjykata Kushtetuese, kush e ka? Si mund të shkohet në Strasburg nëse çështja nuk kalon në Kushtetuese?”-është shprehur avokati.

Padia në Gjykatën Kushtetuese u dorëzua nga Shoqata e Bashkive, që drejtohej nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Shoqata kërkonte shpalljen si të pavlefshme të zgjedhjeve të 2019.

Të fundit