Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin e marrëveshjes për emigrantët, cilët janë anëtarët që votuan pro

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin e marrëveshjes për

Publikohet vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, në sajë të të cilit konfirmoi marrëveshjen për emigrantët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane.

Në vendim theksohet se pavarësisht faktit që kampet do të ndërtohen në tokë shqiptare, vendi ynë do të ketë juridiksion territorial mbi to.

Kushtetuesja sqaron në arsyetimin e saj se palët e përfshira në këtë proces kanë dërguar provat për pretendimet e tyre, lidhur me rrëzimin apo miratimin e marrëveshjes, ndërkohë institucioni i Presidentit edhe pse është njoftuar nuk ka shprehur asnjë qëndrim.

Po ashtu, sqarohet se anëtarët që kanë votuar kundër janë Marsida Xhaferllari, Sonila Bejtja, Ilir Toska dhe Elsa Toska, kurse pjesa tjetër pro. Zbardhja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese i hap rrugë ratifikimit të marrëveshjes të enjten në Parlament.

Vendimi i arsyetuar:

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit