Flash News

E-TJERA

Gjykata Kushtetuese zhvillon sot seancën e dytë, çfarë pritet të shqyrtohet

Gjykata Kushtetuese zhvillon sot seancën e dytë, çfarë

Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë ditën e sotme seancën e dytë, e cila njëjtë me të parën, do zhvillohet pa praninë e publikut, për shkak të situatës me Covid-19.

Mësohet se, gjatë kësaj seance Kushtetuesja do marrë në shqyrtim padinë e Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” kundër ligjit për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave.

Pak ditë më parë, pas tre viteve mungesë, Gjykata Kushtetuese mori vendimin e parë që lidhej me kërkesën e Gjykatës së Tiranës që kërkonte interpretim për anti-kushtetutshmërinë e nenit 453 te kodit të procedurës penale, të cilën gjykata e rrëzoi.

Të fundit