E-TJERA

Gjykata lë në burg Fjolla Morinën, sa ditë do qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve

Gjykata lë në burg Fjolla Morinën, sa ditë do

Gjykata e Prishtinës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për këngëtaren Fjolla Morina.

Ajo u arrestua të hënë në Prishtinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet shqiptare nën akuzën për trafikim të armëve dhe municionit.

Këngëtarja do të qëndrojë në paraburgim për 40 ditë deri në përfundim të hetimeve nga ana e prokurorisë.

Fjolla Morina u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet. Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve që e rëndoi pozitën e këngëtares. 

Këngëtarja u arrestua më 19 shtator të vitit 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me armë zjarri pistoletë në çantë. Asaj iu caktua fillimisht masa e sigurisë "arrest shtëpie", por u arratis nga shtëpia ku qëndroi katër muaj në Kukës. Në muajin Prill ajo u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Të fundit