Flash News

E-TJERA

Gjykata lë në burg kapitenin e anijes me naftë ruse, avokati: S’ka indicie të jetë i përfshirë

Gjykata lë në burg kapitenin e anijes me naftë ruse, avokati:

Në portin e Durrësit u kapën disa ditë më parë një anije që transportonte 22.500 ton naftë kontrabandë ruse. Si rrjedhojë u vu në pranga kapiteni i anijes, Alexy Smaznov, me gjykatën e Durrësit që i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas avokatit të tij, Artjon Beqiraj kapiteni rus nuk ka asnjë indicie që të jetë përfshirë në kontrabandë dhe pretendoi një masë më të lehtë sigurie, atë të “arrestit të shtëpisë”.

47-vjeçari rus Alexy Smaznov është vënë nën akuzë për veprat penale “Kontrabanda me mallrat për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, ndërsa nafta është vënë nën sekuestro.

Ky është rasti i parë që kapet një anije me naftë që besohet se vjen nga Rusia, ndërsa policia ka ndaluar dhe 22 anëtarët e ekuipazhit

Të fundit