Flash News

E-TJERA

Gjykata lë në burg personat e akuzuar për sulmin ndaj avokatit Mëngjesi

Gjykata lë në burg personat e akuzuar për sulmin ndaj avokatit

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi i dhunuar 4 ditë më parë për shkak të detyrës, vijon të jetë e njëjtë. Ai ndodhet ende në intubim në spitalin e Traumës, i stabilizuar por pa asnjë ndryshim.

Gjendja shëndetësore e avokatit po monitorohet intensivisht nga stafi mjekësor në reanimacionin e Traumës. Ai nënshtrohet ekzaminimeve herë pas here për të parë gjendjen e tij. Nëse gjendja e avokatit do të jetë e njëjtë edhe këto 2 ditë, ditën e hënë mund të ulet doza e qetësuesve në mënyrë graduale dhe mund të shihet si do të reagojë pacienti.

Ndërkaq gjykata e Tiranës, la burg dy të arrestuarit, Dritan Nano, i dyshuar si organizatori për sulmin e dhunshëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi si dhe Dorian Alia, një nga sulmuesit, i cili u vetëdorëzua. Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për 2 të ndaluarit, si dhe për 3 të shpallurit në kërkim, Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, të cilat u lanë në fuqi nga gjykata.

Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës ka zbutur akuzën ndaj të dyshuarve duke rikualifikuar veprën penale nga vrasje të funksionarëve publik e mbetur në tentativë në ‘plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim dhe kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit, kryer në bashkëpunim.

Të fundit